Sporti

Flet gazetari që nuk u lejua të marrë pjesë në konferencë: Gazetarët spanjollë u lejuan, ne jo – nuk e di pse, isha i akredituar

09/07/2021 19:25
nga:Lorik J

Shtatë gazetarë kosovarë nuk u lejuan të hyjnë në konferencën e kombëtares spanjolle – pasi sipas FFK nuk kishte vende të lira dhe salla ishte e mbushur.

Disa gazetarë të sportit mbetet para dyerve të stadiumit ‘Fadil Vokrri’, pavarësisht se ishin të akredituar për të marrë pjesë në këtë konferencë të trajnerit, Luis Enrique, shkruan GazetaBlic Sport.

Një gazetar i sportit i cili nuk u lejua të hynte brenda ishte edhe Ndrec Gjonaj nga RTV Dukagjini. Gjonaj thotë për ‘GazetaBlic Sport’ se ai ishte i akredituar dhe nuk e ka të qartë arsyen që nuk u lejua të marrë pjesë në konferencën për media të Spanjës.

“Para stadiumit ishim 7 gazetarë kosovarë që nuk u lejuan nga zyrtaret e FFK’së të hyjmë në stadium. Unë si gazetar i RTV Dukagjinit isha i akredituar për konferencën e të dyja kombëtareve, Kosovës dhe Spanjës. Të gjithë gazetarët spanjollë u lejuan të hyjnë, mirëpo jo të Kosovës. Përgjigja e zyrtareve të FFK’së ishte se salla e konferencës ishte e mbushur. Nuk e di cila ishte arseyja e ndaleses time, pasi une i paraqita të gjitha faktet se jam i akredituar për këtë konferencë”, tha shkurtimisht gazetari i sportit, Ndrec Gjonaj.

/GazetaBlic Sport