Lajme

Flet familjari i 52 vjeçarit që u godit nga rrufeja

06/17/2021 23:46
nga:Gazeta Blic

Një 52 vjeçar nga fshati Kosuriq i Pejës ka vdekur sonte, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Një familjar i tij ka thënë për Klan se i ndjeri “ka qenë me bagëti në një fushë afër shtëpisë dhe është goditë nga rrufeja”.

Rastin e kanë pranuar edhe policia, ku zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka thënë për klankosova.tv se ishin informuar nga Spitali Rajonal i Pejës.

“Policia është informuar sot nga Spitali Rajonal i Pejës se e kanë pranuar një person që dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe i njëjti ka vdekur. Personi është i gjinisë mashkull”, ka thënë Rugova.