Lajme

Flet drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës: Gruaja nga Llausha u soll pa shenja jete në spital

01/05/2022 17:04
nga:Y I

Luljeta Zhubi, U.D., e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Mitrovicës, tha se gruaja 48-vjeçare me inicialet L.Q., u soll në spital pa shenja jete.

Viktima dyshohet se u qëllua me armë zjarri sot në Llaushë të Skenderajt, teksa i dyshuar për vrasjen është burri i saj S.Q,. 51 vjeçar.

Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, 48-vjeçarja, vdiq pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

“Është sjellur në spital pas orës 15:00 pa shenja jete. Plagët kanë qenë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Është sjellë nga Emergjenca e QKMF-së së Skenderajt. Ekipi mjekësor është munduar ta reanimojë. Për rastin është lajmëruar edhe Mjekësia Ligjore”, tha Zhubi për Express.

Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare.

Burri vret gruan në Llaushë të Skenderajt

Detaje të reja nga vrasja makabre në Llaushë të Skënderajt ku burri vrau gruan e tij