Lajme

Flet Buzhala: Ku i mori përgjimet, pse i publikoi dhe pse s’kishte siklet Mimoza Kusari gjersa fliste me Radoiçiqin?

06/03/2024 21:27
nga:G B

Gazetari Berat Buzhala tha në Pressing në T7 se nuk është çështje e dëmtimit të reputacionit të Qeverisë publikimi i bisedës mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, Buzhala tha se njëjtë do të vepronte me publikim edhe për qeveritë e kaluara.

Ai tha se pushteti po genjën, sa i përkët bisedës Kusari-Radojiçiq.

“Fqinjët tonë në Veri thonë ai që rren edhe vjedhë. Këta po gënjejnë kanë gënjy edhe mënjëherë pas publikimit të incizimeve që janë bërë në mes të Simiqit dhe Mimozës. Mimoza thotë në intervista të ndryshme që ka qëllu me Simiqin kur ai e ka lëshu në interfon Radojiçiqin dhe tha unë s’mujta mos me ngu se kesh qaty, edhe tha ju kam përgjigjë në gjuhën shqipe”, tha Buzhala.

“Ky patriotizmi bajat, nëse s’ka kurgjo kriminale dil kallxo thuaj fola me Milanin. Fakti që po e mbani fshehtë a ka diçka që ka interes publiku me ditë. Kjo nuk është as çështje e dëmtimit të reputacionit të Qeverisë, njejtë kishem vepru edhe qeveritë e kaluara”, tha Buzhala.

“Ni bisedë nuk po duket që ishte e sikletshme, duket që u kanë duke e pritë me shku Simiqi atje”, thotë Buzhala.

Buzhala ka thënë se nuk e akuzon Mimoza Kusari-Lilën dhe askë tjetër për “tradhti kombëtare”. Ai ka pyetur se Buzhala në këmbë, pse s’kishte siklet Mimoza Kusari gjersa fliste me Radoiçiqin?

Por, një bisedë e tillë është për të treguar “hipokrizinë e pushtetit”, duke përmendur rastin sesi Lëvizja Vetëvendosje ia kishte përmendur kreut të AAK-së pritjen zyrtare që ia bëri Milan Radojçiqit teksa ishte funksionar i Listës Serbe, subjekt politik pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk është një bisedë e befasishme kjo, sepse me qenë e befasishme ty kur të thirr dikush ti i thua cili Milan, por ti po e pret. Me asisoj lehtësie, unë në asnjë formë nuk e lidha Mimoza Kusari-Lila e askë me tradhti kombëtare”.

“Alo zemlake te na është përdorur, edhe shqip është përdorur kur ke dashur me pas siç thotë n’BigBrother afirmimet, me pas njëfarë afërsie i thu zemlake”, ka thënë Buzhala.

Gazetari Berat Buzhala po ashtu u pyet se ku i mori përgjimet Kusari-Radoiçiqi, një pjesë të së cilave e publikoi sot.

Në këtë pyetje, Buzhala u përgjigj:

“Këto përgjime unë besoj një gjë, ishalla s’janë tranu VV mos mi incizu këto biseda. Qysh po folë me Milanin edhe spo i incizon a? Ke folë me Milanin me njeriun e Listës së Zezë e ti se ke incizu këtë send. Po unë besoj që Milani është i incizuar 24 orë prej krejt dynjasë, i Listës së Zezë është. Është njëfarë lloj Bin Ladeni i Ballkanit”, tha Buzhala.

“Kush ka mujtë e ka përgju”, tha Buzhala, sa i përket incizimit të bisedës Kusari-Radojiçiq.

Gazetari Berat Buzhala tha në Pressing në T7 se nuk është çështje e dëmtimit të reputacionit të Qeverisë publikimi i bisedës mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, Buzhala tha se njëjtë do të vepronte me publikim edhe për qeveritë e kaluara.