Lajme

Flasin nga Vetëvendosje në Suharekë: Tregojnë nëse kanë gjetur kandidatin për kryetar komune

06/02/2021 17:02
nga:Q R

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë kandidat në garën për të parin e Therandës, shkruan Gazeta Blic.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic sekretari organizativ i qendrës së LVV-së në Suharekë, Arbër Kabashi.

Kabashi ka theksuar se aktualisht nuk ka shprehur askush interesim për këtë pozitë.

“Emër konkret nuk ka. Ende nuk ka filluar lëvizja diçka konkrete sa i përket zgjedhjeve lokale. Për momentin nuk është dikush që ka shprehur interesim, pra s’ka diçka zyrtare”, thotë ai.

Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë sot se sikurse zgjedhjet qëndrore do t’i fitojnë edhe ato lokale.

Presidentja e vendit, sot gjatë ditës ka takuar përfaqësuesit e partive politike për të marrë qëndrimin e tyre rreth datës së mundshme për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Gazeta Blic dje ka raportuar se janë përmendur dy data si të përshtatshme për të gjitha partitë politike, 10 ose 17 tetori i këtij viti.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në fund të këtij viti në të gjitha komunat dhe disa kandidatë kanë filluar të tregojnë ambiciet e tyre për këtë pozitë.

/Gazeta Blic

LEXO EDHE:

VV: Zgjedhjet lokale i fitojmë sikur ato qëndroret