Lajme

Flasin nga QKUK-ja: Gjendja e babait të 15 vjeçarit të vrarë në Gradicë të Drenasit, është tepër e rëndë!

04/08/2021 13:09
nga:Y I

Gjendja shëndetësore e babait të 15 vjeçarit që humbi jetën dy ditë më parë në  Gradicë të Drenasit, vazhdon të jetë tepër e rëndë.

Kështu ka thënë për “Gazeta Blic” shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka.

“Gjendja e përgjithshme vazhdon me qëndru edhe ma tutje e rëndë, kritike. Fatkeqësisht akoma se ka kalu rrezikun për jetë” tha shkur doktori Shaqir Uka për “Gazeta Blic”

Dy ditë më parë Drenasi u trondit nga një ngjarje e rëndë ku si pasojë humbi jetën një i mitur 15 vjeçar dhe u plagos rëndë babai i tij.

Ngjarja tragjike në Gradicë të Drenasit: I vdekur ka mbetur një 15-vjeçar