Lajme

Flasin nga QKUK: 25 vjeçari në gjendje koma, pasi u plagos mbrëmë në Prishtinë

05/15/2026 08:58
nga:L J

25 vjeçari, Harbin Vitija është plagosur mbrëmë vonë në Prishtinë. 

I njëjti pas plagëve që ka marrë është dëguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), më konkretisht në Kliniken Intensive.

“Po është kryer një intervenik kirurgjik. Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e rëndë. Ai vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna, i kyçur për aparatura mjekësore dhe i varur nga aparaturat mjekësore”, ka thënë në një prononcim për IndeksOnline, Shaqir Uka- shef i mjekimit intensive.