Lajme

Flasin nga Presidenca: Osmani ka pasë agjendë të ngjeshur, takimi me Lajçakun ka qenë i pamundur

09/01/2024 18:34
nga:Genita C

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka refuzuar një takim me ndërmjetësin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Pragës, Lajçak kishte kërkuar një takim me Osmanin, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit referuar situatës së krijuar me mbylljen nga autoritetet kosovare të objekteve ilegale paralele serbe në veri dhe për çështjen e urës së Ibrit.

Por, nga presidenca thonë se ky takim ka qenë i pamundur të realizohet për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes Osmani.

“Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Prage, ka qenë e pamunudur të realizohet takimi këtë herë”, thuhet në përgjigjen e Presidencës për GazetaBlic.

Haliti: Kurti ka vendosur një sistem regjimi për punësimet në Kosovë