Lajme

Flasin nga Policia e Kosovës për “Gazeta Blic” mohojnë raportimet se Njësia Speciale po përgatitet për aksion në Veri

12/10/2021 15:13
nga:Y I

Sot gazeta serbe serbe “Kurir” raportoi se Policia e Kosovës po bëhet gati për një aksion në Veri të vendit, raporton Gazeta Blic.

Pas këtyre shkrimeve ka patur një reagim nga Policia e Kosovës që kanë mohuar lajme të tilla.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar për “Gazeta Blic” se shkrimet e tilla të mediave serbe janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit publik.

“Referuar shkrimeve dhe publikimeve të bëra sot 10/12/2021 nga disa mediume kryesisht serbe, se kinse njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë përforcuar në jug të Mitrovicës dhe po përgatitet të hyjnë në veri të Mitrovicës, ju informojmë se informacionet dhe shkrimet e tilla janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit publik. Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në baza ditore kryen aktivitete dhe punë rutine policore”, ka deklaruar Kelani për “Gazeta Blic”

Gazeta serbe, Kurir: Policia e Kosovës gati për një aksion të madh në veri