Lajme

Flasin nga njëra kompani: Qytetarët janë mirë, po ndalohet çdo automjet i Kosovës – Serbia s’po përfundon procedurat në kufi

04/17/2024 13:13
nga:G B

Mbi 10 autobusë po qëndrojnë të bllokuar nga Serbia, në kufirin me Kroacinë.

Qytetarë nga atje kanë dërguar video në Gazeta Blic nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me bllokadën janë deklaruar nga kompania Barileva Turist.

Nga kjo kompani kanë thënë për Gazeta Blic se ata po rrinë aty të bllokuar dhe se pasagjerët janë mirë.

“Çdo automjet me targa të Kosovës është i ndaluar, mes tyre jemi edhe ne me shumë agjensione të tjera. Po presim reagime nga ana e personave kompetentë. Qytetarët janë mirë, nuk rrezikon diçka, janë tre autobusë, shoferët po e përcjellin tek ne situatën, nuk është se po ndodh diçka, ata po rrinë në një vend”, thonë nga kjo kompani.

Po ashtu, kanë treguar se dokumentet u janë marrë siç e kërkon procedura në kufi, por që procedura s’po përfundon, derisa përmendin dhe çështjen e votimit të djeshëm në Asamblenë e Përgjithshme.

“Nuk i kanë lejuar autobusët të lëvizin, s’kanë biseduar me ta, thjesht procedurat kufitare nuk i kanë përfunduar. Dokumentet janë dërguar në kufi si në çdo kufi tjetër, por pala serbe nuk janë duke e përfunduar çështjen procedurale. Në momentin që nuk përfundon ajo, nuk i lirojnë autobusët, por në momentin që nuk përfundojnë ata i lënë në pritje, është çështja e votimit të djeshëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Po presim edhe ne për detaje”, kanë deklaruar nga Barileva Turist./Gazeta Blic/

Kosovari flet nga kufiri Serbi-Kroaci: Mbrëmë i kemi dorëzuar letërnjoftimet, ende s’na i kanë kthyer

Kosova njofton QUINT’in për bllokimin e kosovarëve në kufirin serb – Serbia ndalon edhe autobusë tjerë