Lajme

Flasin nga NISMA: Vjosa Osmani mund ta dëmtojë elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme

09/10/2024 10:45
nga:Genita C

Xhevahire Izmaku nga NISMA ka thënë se është fakt që një pjesë e votave që i kanë takuar LDK-së, përmes Osmanit, janë adresuar në favor të VV’së.

Izmaku në një prononcim për GazetaBlic thekson se, tani është një situatë ndryshe.

“Çdo votues në Kosovë e din faktin që një pjesë e votave që elektoralisht i kanë takuar LDK-së, përmes Vjosës, janë adresuar në favor të VV’së në zgjedhjet e kaluara. Tani, është një situatë ku dy figura të rëndësishme të GUXO më nuk janë, së paku publikisht pjesë e Vjosës”, tha Izmaku.

E pyetur nëse, Osmani mund ta dëmtojë elektoralisht pushtetin e Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme, Izmaku thotë se një gjë e tillë është e sigurt.

“Por, padyshim që po! Vjosa mund ta dëmtojë elektoralisht pushtetin e tanishëm. Para se të mendojmë për votat, qytetarët duan të dijnë edhe arsyet e vërteta për kundërshtimet politike të dy figurave kryesore në vend. Jo raportet e tyre, por pasojat e këtyre raporteve që na kanë kushtuar si vend. Ato dëme nuk mund të riparohen, sidomos në arenën ndërkombëtare”, tha Izmaku për GazetaBlic.

Isa Mustafa: Nuk iu besohet deklaratave të presidentes për Qeverinë, po i bën për fushatë paraelektorale