Anëtarët e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, në Komisionin Qendror Zgjedhor kanë refuzuar takimin e parë të kryetarit të ri të këtij komisioni, Kreshnik Radoniqi, raporton Gazeta Blic.
Anëtari i LDK-së, në KQZ, Florian Dushi, ka treguar për Gazeta Blic, arsyen e bojkotimit të kësaj mbledhje.
Ai ka thënë se e ka marrë me vonëse ftesën për këtë mbledhje informale të KQZ-së – të parën që në krye të këtij institucioni është Kreshnik Radoniniqi.
“Jam njoftuar me vonesë për këtë takim joformal!”, ka thënë Dushi për Gazeta Blic.
Gazeta Blic ka kontaktuar edhe me Arianit Elshanin, anëtar I PDK-së në KQZ.
Elshani i renditi dy arsye pse kanë vendosur ta bojkotojnë mbledhjen e KQZ-së.
Njëra ndër arsyet është mënyra se si presidentja Vjosa Osmani vendosi ta shkarkojë Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së dhe në vend të saj ta emërojë Kreshnik Radoniqin.
“Për dy arsye s’kam shku në takim: e para vendimi politik I Vjosa Osmanit për emërimin e tij dhe mosdekretimi i dy anëtarëve tjerë të KQZ-së, e që njëri i takon PDK-së”, ka thënë Arianit Elshani.
Në takimin e thirrur nga kryetari I ri i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.
Radoniqi është emëruar kryetar i KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës me arsyetimin për dëmtimin e imazhit të KQZ-së, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.