Lajme

Flasin nga AKR-ja për sondazhin ku po prinë VV’ja: I manipuluar dhe aspak real

12/26/2023 20:12
nga:Genita C

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli thotë se sondazhi i fundit ku prinë VV’ja me 48% nuk është aspak real.

Makolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, partia në pushtet nuk ka bërë asgjë në këto vite qeverisje që të ketë atë përqindje aq të lartë.

“Situatat momentale ekonomike dhe gjithë puna e kësaj partie tregojnë diçka tjetër, e sondazhet diçka tjetër. Sigurisht që vota do të tregon se sa ndryshime kanë bërë, por asgjë s’kanë bërë”, tha Makolli.

Sondazhin e fundit Makolli e sheh si të manipuluar dhe të porositur.

“Sondazhet gjithmonë kanë qenë me gabime të mëdha dhe nuk e kanë treguar realitetin. Kjo do të thotë që këto sondazhe po porositën, edhe në këtë rast jam shumë i bindur që janë porositur”

“Ky sondazh është shumë i manipuluar, i përgatitur dhe ajo përqindje aspak nuk është reale”, tha Makolli për GazetaBlic.

Shala i PSD-së: Sondazhi ku VV’ja prinë me 48% është normale, ka manipuluar qytetarët në shumë sfera

Demhasaj: Sondazhi i fundit ku VV-ja del parti e parë, ‘këmbanë alarmi’ për partitë opozitare!

Ferat Shala: Qeveria na mashtroi me subvencione