Sporti

Flasin me siguri tek Chelsea, Osimhen transferohet në Londër gjatë merkatos së verës

04/15/2023 23:52
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka bërë një sërë afrimesh në merkatot e fundit, megjithatë reflektimi në rezultate nuk ka qenë aspak pozitiv.

Sipas raportimeve të medieve britanike “blutë” e Londrës vijojnë të mendojnë për përforcime të tjera.

Emri i Victor Osimhen është i pari në listën e dëshirave dhe te londinezët besojnë se sulmuesi nigerian do të bashkohet me ta në gusht të kësaj vere.

Sulmuesi ka kontratë deri në 2025-ën me Napolin dhe klubi italian nuk pranon të heqë dorë nga golashënuesi i ekipit pa të paktën 120 milionë euro, një shifër goxha e lartë, por me Chelsea-n që ka treguar se nëse e dëshiron një lojtarë mund ta paguajë këtë shumë.