Sporti

Flamurtari mund Vorën, rikthehet në Superiore pas 5 vitesh

04/20/2025 17:37
nga:Lorik J

Java e 33-të e Kategorisë së Parë ka vulosur fazën e rregullt të këtij edicioni me 6 ndeshje të cilat kanë shkuar sipas pritshmërisë.

Flamurtari dhe Besa, që ishin rivalë në distancë për vendin e dytë, ia dolën të fitonin, por vetëm vlonjatët iu gazuan ngjitjes në elitë automatikisht në Superiore, ndërsa kavajasit shkojnë në play-off.

Ndër ndeshjet e tjera, ajo më e rëndësishmja ishte derib mes Apolonisë dhe Lushnjës, që duhej të përcaktonte se cila mes këtyre dy skuadrave do të shkonte në play-off.

Fierakëve u ka mjaftuar barazimi për të mbrojtur vendin tyre përballë “lagunarëve”.