Lajme

Flamuri i Kosovës vendoset në New York, pjesë e njërës prej maratonave më të mëdha të vrapimit

11/02/2024 21:29
nga:Y I

Këtë të diel, më 3 nëntor, do të rikthehet maratona e vraprimit në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tashmë përgatitjet për njërën prej maratonave më të mëdha në botë në pjesë të New York vetëm se janë gati.

Këtu hynë edhe vendosja e flamujve të të gjitha shteteve të botës, përfshirë edhe atë të Kosovës.

Klankosova ka siguruar një fotografi nga New York, ku shihet i vendosur flamuri kosovar në Central Park.

Maratona në fjalë do t’i ketë mbi 50,000 vrapues në rrugët e qytetit. Kjo ngjarje do të krijojë mbyllje rrugësh në të pesë bashkitë dhe do të mirëpresë miliona tifozë entuziastë. Vrapimi do të fillojë nga Fort Wadsworth në Staten Island, dhe pritet të përfundojë në West Drive, në Central Park.