Flamuri i Kosovës është ngritur në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për nder të 18 vjetorit të pavarësisë.
Flamuri i Kosovës u ngrit krahas flamurit të SHBA’ve dhe qytetit të Çikagos.
‘’Në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, flamuri i Republikës së Kosovës u ngrit në Çikago të premten, krahas flamujve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Qytetit të Çikagos.
#Kosova18 @’’’, thuhet në njoftim.


