Brenda sallave të kuvendeve komunale në katër komunat veriore ku pas pak pritet të fillojnë seancat konstituive të betimit të kryetarëve të rinj të Listës Srpska ka simbole shtetërore të Kosovës.
Flamuri dhe fotografia e Presidentes janë të vendosura brenda sallës.
Këto simbole i zëvendësuan ato shtetërore serbe me marrjen e pushtetit nga kryetarë shqiptarë më 2023.



