Lajme

Flamuri amerikan ndriçon ndërtesën e Presidencës dhe Kuvendit për 4 korrik

07/04/2023 22:49
nga:Genita C

Flamuri amerikan e ka ndriçuar sonte ndërtesën ku ndodhet Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, me rastin 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Një foto nga ndriçimi i objektit të Presidencës dhe Kuvendit është vendosur edhe në faqen zyrtare të Presidencës në Facebook.