Lajme

Flamuri 50 metra ngrihet në një urë të Elbasanit në nder të Pavarësisë

11/28/2023 14:51
nga:N K

Këto pamje vijnë nga Ura e Bushtricës në Elbasan, ku është ngritur në 50 metra lartësi flamuri shqiptar, në nder të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në pamjet e realizuara nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, flamuri shqiptar valëvitet poshtë urës duke dhuruar pamje spektakolare, që ka ngjallur interesin edhe tek personat që kalojnë poshtë urës./TCh/