Lajme

Flamur Noka pasi SHBA i heq ‘Non Grata-n’, Berishës: Fitoi betejën me forcat më të errëta të vendit dhe globit!

06/12/2026 17:18
nga:Y I

Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr ‘Non Gratën’ kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë(PD) Sali Berisha.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryetari i PD-së, Berisha në seancën plenare të Kuvendit.

“Unë erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja e Kuvendit raporton “Gazeta Blic”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Flamur Noka, deklaroi në Kuvend, pas vendimit të SHBA-ve, se sot është një ditë e madhe për çdo demokrat dhe qytetar të vendit.

Noka tha se Sali Berisha fitoi betejën me forcat më të errëta jo vetëm të vendit por edhe në nivel global.

Ai potencoi se kreu demokrat triumfoi mbi George Sorosin dhe Blinkenin.

‘Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo Amerikë që ka ëndërruar gjithmonë çdo shqiptar i hoqi njollën që Edi Rama, George Soros, dhe gjithë mafia ndërkombëtare u përpoqën t’ia vendosnin mbi shpinë” deklaroi Noka në Kuvend.

“Sot për demokratët, për Partinë Demokratike dhe për çdo qytetar qytetar të lirë të këtij vendi, për çdo njeri që demokracisë i thotë demokraci, lirisë i thotë liri është një ditë e madhe. Sot një betejë për dinjitet u fitua nga njeriu që ka fituar çdo betejë. Sot Sali Berisha fitoi një betejë me forcat më të errëta, jo vetëm të vendit por edhe në nivel global. E vërteta vonon por nuk harron. Sot Sali Berisha triumfoi mbi George Sorosin, padrinon e këtyre këtu (PS), mbi Blinkenin, kukullën e George Sorosit që vinte dhe kreun e një narko-shteti e uronte si një shtetar i madh. Sot Sali Berisha hodhi si rreckë tutje Kimeten e Sorosit, e cila u thoshte demokratëve dhe shqiptarëve se do të ‘hani bar’. Sot Sali Berisha i përbaltur prej rreth pesë vitesh, i kryqëzuar dhe i sulmuar si askush tjetër, i burgosur nga këto forca të errëta të së keqes. ‘Ju del këtu dhe ju thotë, ja ku jeni. Më hetuat, më luftuat, më sulmuat, doli si kristal’. Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo Amerikë që ka ëndërruar gjithmonë çdo shqiptar i hoqi njollën që Edi Rama, George Soros, dhe gjithë mafia ndërkombëtare u përpoqën t’ia vendosnin mbi shpinë” deklaroi Noka në Kuvend raporton “Gazeta Blic”.

Deklarata e plotë:

SHBA heq sanksionin “non grata” për Sali Berishën