Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, aktualisht Sekretar i Përgjithsëm i PD-së, Flamur Noka, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me refuzimin për takim që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i bëri Edi Ramës.
Noka tha se Kosova nuk mund ta mirpresë si vëlla Edi Ramën pasi ky i fundit i ka futur ‘thika’ pas shpine.
Ai tha se kur Edi Rama mban anën e Vuçiq me të cilin Kosova ka hasmëri tregon se gjatë gjithë kohës vëllain tënd e ke trajtu si hasëm.
“Kur i futë Kosovës ‘thikë’ pas shpine mos prit që Kosova të të mirpresë dhe të të trajtojë pastaj si vëllau-vëllain. Kur t’i me njeriun të cilin vëllai është në hasmëri, t’i mban anën e hasmit dhe nuk mban anën e vëllait tënd, tregon se gjatë gjithë kohës vëllain tënd e ke trajtu si hasëm dhe mos prit që ai të shfaqë vëllazëri. Ky ka qenë qëndrimi i Edi Ramës që në fillim ndaj Kosovës”, thotë ai.
Noka përmendi edhe projektin për ndarjen e Kosovës.
Ai tha se ky projekt ka qenë i përgatitur nga Edi Rama dhe George Soros për të futut në ‘kurth’ liderët kosovarë.
Noka shtoi se fakti që Rama i ka shërbyer një projekti të tillë anti-shqiptar është tradhti kombëtare.
“Projekti i vjetër i proklamuar, për ndarjen e Kosovës në Beograd, ka qenë një projekt ku ka tentuar të fusë liderët kosovarë, Edi Rama dhe George Soros. Është projekti i vjetër i ndarjes së Kosovës dhe Edi Rama ka qenë partizani i parë në rajon i ndarjes së Kosovës. Kur është hedh kjo ide, dy persona kanë qenë dakord me këtë, dy lider në rajon, Aleksandër Vuçiq dhe ‘sivllau’ i tij Edi Rama në Tiranë. Kur ‘Fondacioni Soros’ i Beogradit e ka hartuar dhe hedhur në tryezë, askush tjetër në rajon nuk e ka përqafuar përveç këtyre të dyve që e ‘përqafuan’ me zjarr. Aleksandër Vuçiq pa më të voglin diskutim është duke bërë politikën nacionaliste të vendit të tij, ai ëndëron ‘Serbinë e Madhe’ dhe sigurisht që këtij projekti ai i ka bërë dhe i bën shërbim. Por që kryeministri i Shqipërisë t’i bëjë shërbim një projekti të tillë anti-shqiptar kjo është e papranueshme, kjo është asgjë më shumë përveçse tradhti kombëtare”, tha Noka për “Gazeta Blic”
Ai tutje shtoi se projekti i “Open Ballkan” do të ishte jetëzuar po të mos kundërshtohej fuqishëm nga Kosova dhe opozita në Shqipëri.
‘Ballkani i Hapur’ që thuhet se po vdes, vdiq se u kundërshtua masivisht nga liderët shqiptarë të Kosovës dhe opozita në Shqipëri por për Edi Ramën, Ballkani i Hapur do të ishte jetëzuar dhe sot do të kishim një Jugosllavi të re me përmasa edhe më të mëdha se ajo Jugosllavia e vjetër. Ndaj tradhtari është pritur shumë butë sepse tradhtari duhet prit si tradhtar” tha Noka për “Gazeta Blic”

Flamur Noka, Ish-Ministër i Brendshëm i Shqipërisë
Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor, ka qëndruar dje për vizitë në Kosovë.
Ai është pritur nga presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca por është refuzuar në takim nga kryeminsitri Kurti.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se arsye e refuzimit të këtij takimi është anulimi pa arsye i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
/Gazeta Blic/


