Kampioni i Skocisë, Celtic, është gjobitur nga UEFA pasi tifozët e tyre sollën flamuj palestinezë në ndeshjen kundër Atletico Madridit.
Gjoba për mesazhet pro-palestineze është 17.500 euro.
UEFA deklaroi se shpalosja e flamujve palestinezë u interpretua si një mesazh provokues i një natyre fyese.
Përveç flamujve të përmendur, tifozët e Celtic kishin pankarta “Liri për Palestinën”.
Gjithashtu, Celtic mori një gjobë prej 8,000 eurosh për rrugët e bllokuara dhe 3,500 euro do të duhet të paguhet për ndezjen e fishekzjarreve.
/GazetaBlic Sport