Opinion

Flamingot, Rama dhe stuhia amerikane – një betejë që shkon përtej Shqipërisë

L JL J

Shkruan: Arbnor Sadiku

Unë kështu e shoh këtë përplasje: nëse Rama arrin t’i qëndrojë stuhisë deri pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor 2026, kur amerikanët do të votojnë për Dhomën e Përfaqësuesve, një pjesë të Senatit dhe shumë poste lokale, mund të ndryshojë edhe klima politike rreth tij.

Nëse Flamingot arrijnë ta tronditin seriozisht pushtetin e tij deri atëherë, mund të hapet një kapitull i ri politik.

Mbështetja e Bernie Sandersit për Flamingot e bën këtë histori edhe më interesante. Paradoksi është se Rama, ndonëse vjen nga e majta, së fundmi është afruar me Trumpin dhe qarqet e së djathtës amerikane.

Në politikë, duket se ideologjia shpesh përfundon aty ku fillojnë interesat. Në fund, kjo është beteja mes asaj që politika premton dhe asaj që pushteti zgjedh të bëjë.