Sporti

Flamengo është mbreti i ri i Brazilit! Triumfi në Maracana sjell titullin e nëntë

12/04/2025 08:36
nga:Lorik J

Flamengo është zyrtarisht kampioni i ri i Brazilit!

“Kuqezinjtë” zyrtarizuan titullin, një xhiro para përfundimit të sezonit, pasi mposhtën minimalisht 1:0 Ceara-n në një ndeshje të luajtur në stadiumin ikonik Maracana, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i fitores për Flamengon erdhi në pjesën e parë dhe u shënua nga Samuel Lino, goli i të cilit rezultoi i mjaftueshëm për të vulosur trofeun.

Ndeshja u shndërrua në një festë të vërtetë për tifozët, të cilët jo vetëm festuan titullin, por edhe Kupën Libertadores të fituar së fundmi. Një pjesëmarrje rekord u vu gjithashtu në tribuna, me mbi 73,000 njerëz që krijuan një atmosferë të paharrueshme.

Ja pamjet: