Sporti

Emri i trajnerit të ri të Kosovës? Kjo është përgjigja e kryetarit të FFK-së

10/13/2021 13:27
nga:Mergim Rreci

Bernard Challandes nuk është më trajneri i Kosovës.

Trajnerin veteran zvicëran është larguar zyrtarisht nga drejtimi i “dardanëve” pas humbjes së fundit 1-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Gjeorgjisë, disfatë që e zbriti Kosovën në vendin e fundit në grup, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo gjë u zyrtarizua në një konferencën për shtyp në ora 13:00.

Në lidhje me emrin e trajnerit të ri, kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se nuk kanë vendosur për emrin e trajnerit të ri dhe se ndeshjen e fundit ndaj Greqisë do ta udhëheqin ndihmësit e Challandes.

/GazetaBlic Sport/