Marseille dhe Lazio do të synojnë fitoren në ndeshjen e sotme në Ligën e Evropës.
Dy gjigantët evropianë luajtën pa gola 0 me 0, në ndeshjen e parë, përcjell GazetaBlic Sport.
Marseille është në vendin e tretë me 3 pikë, kurse Lazio në vendin e dytë me 4 pikë. Galatasaray është në krye të grupit me 7 pikë.
Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e radhës në ndeshjen e sotme dhe këto priten të jenë formacionet e mundshme.
Vedat Muriqi nuk pritet të jetë as sonte në formacionin bazë të skuadrës së Lazios.
Marseille: Lopez, Lirola, Saliba, Caleta-Car, Peres; Kamara; Under, Guendouzi, Gerson, Payet; Milik.
Lazio: Strakosha, Lazzari, Acerbi, Felipe, Hysaj; Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto; Pedro, Immobile, Anderso.
/GazetaBlic Sport/


