Showtime

Fjoralba Ponari reagon ashpër ndaj banorëve të ”BBV2”: A mundet dikush t’i informojë?

01/04/2023 16:35
nga:G B

Moderatorja Fjoralba Ponari nuk i ka kursyer kritikat për banorët e “Big Brother VIP Albania 2”.

Ajo ka komentuar mënyrën se si ata kanë debatuar me njëri-tjetrin.

“A mundet dikush t’i informojë banorët mbi diferencën e termave: VIP dhe Artist? Ju lutem. Por pasi t’i kenë shpjeguar homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin dhe minimalisht mocenimin e të drejtave bazike të njeriut,” shkruan ajo në “Instastory”.