Showtime

Fjolla Morina: “Një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i përjetshëm…”

10/03/2021 23:06
nga:L J

Fjolla Morina është riaktivizuar sërish.

Këngëtarja kosovare e cila që një vit po përballet me shtetin tanimë është liruar nga paraburgimi, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë nuk po mungojnë fotot e shumta që po poston në rrjetet sociale duke treguar karakterin e saj të fortë.

Së fundmi ka ndarë disa imazhe në të cilat u paraqit veshur me trenerka ngjyrë nude, por që vëmendje më shumë mori mbishkrimi sipër fotove.

“Një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i pavarur”, kështu shkroi këngëtarja duke iu referuar vetes.

Kujtojmë se kohët e fundit po përflitet se ajo dhe Fisniku janë ndarë, e mbase ky status erdhi pikërisht nga kjo situatë