Showtime

Fjolla Morina falënderon publikisht Kosovën dhe avokatin e saj pas lirimit nga paraburgimi

09/28/2021 20:41
nga:Genita C

Fjolla Morina është rikthyer në rrjete sociale.

Disa ditë më parë avokati i këngëtares shqiptare Fjolla Morina dha lajmin se ajo është liruar nga paraburgimi.

Fjolla kohëve të fundit bëri bujë të madhe, pasi asaj ju shqyrtua paraburgimi pasi u akuzua me arratisje nga burgu shtëpiak nga Kukësi dhe më pas u lirua.

Ajo sot ka postuar një fotografi me avokatin e saj Fanol Krasniqin ku u shpreh mirënjohëse ndaj tij dhe shtetit të Kosovës.