Showtime

Fjolla i përplasi çantat luksoze, reagon Fisnik Syla

05/17/2023 20:35
nga:Genita C

Ditën e djeshme, u bë viral momenti i Fjolla Morinës teksa gjuante e shkelte gjëra luksoze në garderobën e saj.

Ajo e bëri këtë veprim për t’i treguar ndjekësve të saj që nuk kanë vlerë gjërat e tilla, pavarësisht vlerës që kanë.

E sa i përket këtij veprimi, ka pasur diçka për të thënë edhe Fisnik Syla.

Ish-partneri i këngëtares e ka konsideruar të turpshëm veprimin e këngëtares, përmes një videoje që duket të jetë bërë në kohën kur ia ka blerë e kanë qenë bashkë.