Lajme

“Fjalimin ja kishte shkruar Vetëvendosja” – Pranvera Ejupi-Hajzeraj: Vjosa Osmani e mbron Kurtin se ai e ka bërë Presidente

09/09/2025 23:43
nga:G B

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, ishte e ftuar sonte në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin, i komentoi ngjarjet e fundit mes deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Gjykatës Kushtetuese dhe së fundmi edhe konferencën për media që e pati Presidentja Vjosa Osmani.

Ejupi-Hajzeraj tha se ishte e befasuar nga ajo që kishte dëgjuar të fliste sot Presidentja dhe se asaj i është dukur sikur fjalimin e saj e kishte shkruar Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo tha se e kupton Presidenten Osmani që e mbron AlbinKurtin, pasi që sipas saj, ishte Kurti ai që e kishte bërë Presidente, Vjosa Osmanin.