Lajme

Fjalimi i “zjarrtë” kundër Trustit, i deputetit Shkreta, të cilit iu vodhën 50 mijë euro ‘cash’ dhe ari në vlerë 10 mijë euro

06/26/2022 20:55
nga:Q R

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka raportuar të premten në Polici se në banesë i janë vjedhur 50 mijë euro. I njëjti u deklarua kategorikisht kundër tërhqjes së mjeteve nga Trusti, përcjell GazetaBlic.

Madje ai në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 23.06.2022, ku po diskutohej për trustin,  ka “ironizuar” me propozimin e deputetit nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, për tërheqjen e mjeteve nga trusti.

Ai gjatë fjalës së tij ka thënë, se çështjet ekonomike nuk duhet të trajtohen nga profesioni i mjekëve apo profesioneve të tjera.

“Në sallë u përmenden profesione të ndryshme, unë vi nga mjekësia dhe më duhet të tregojë një ironi që e përdorin ekonomistët se si e shofin doktoret ekonominë. Një doktor i thotë pacientës se kishte gjashtë muaj jetë, i propozon të shkoj në një periferi të Amerikës të jetoj me një ekonomistë dhe pacientja e pyet si ndikon kjo në jetën time, ai i thotë kjo në fakt është shpjegim sepse gjashtë muaj jetesë të mjaftojnë me një ekonomistë. Këto problemet ekonomike më së paku do të duhet të trajtoheshin nga këndveshtrimi i mjekëve apo profesioneve tjera”, ka thënë ai.

Ky është fjalimi i tij: