Shtypi francez publikoi një fragment nga një dokumentar për pjesëmarrjen e Francës në Botërorin e Katarit, në të cilin mund të shihet fjalimi i Kylian Mbappe në pjesën e parë në finale kundër Argjentinës.
Në atë kohë, francezët humbnin me rezultatin 0-2 dhe po bënin një ‘dush’ të vërtetëi, me sulmuesin e PSG-së që përdori fjalë të ashpra në pushim, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk mund të bëjmë më keq se kjo! Le të kthehemi në fushë, të marrim pak intensitet në lojë dhe të bëjmë diçka, djema. Jemi në finalen e Kupës së Botës, këtë e kemi vetëm çdo katër vjet. Ata shënuan dy gola, edhe ne mund të shënojmë dhe ta kthejmë këtë!”, dëgjohet duke thënë Mbappe.
/GazetaBlic Sport