Skuadra e PSG, gjatë ditës së sotme lajmëroi se ka arritur marrëveshje me yllin brazilian për rinovimin e kontratës.
Kontrata e re do ta mbajë, Neymarin te PSG deri në vitin 2025, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas rinovimit të kontratës së Neymar është shprehur i lumtur edhe trajneri i tij te PSG, Mauricio Pochettino.
“E gjithë familja e PSG është e lumtur me rinovimin e kontratës të një lojtari si Neymar. Ne jemi të gjithë të lumtur. Sfida për lojtarët tanë, është t’a shfrytëzojnë talentin individual dhe ta vënë në shërbim të ekipit. Potenciali individual mund të përmirësojë ekipin “, tha Pochettino.
Neymar rinovoi kontratën pasi në kontratën e kaluar i kishin mbetur vetëm edhe një vit qëndrim në Paris.
/GazetaBlic Sport/


