Sporti

Fjalët e para të Pirlos pas shkarkimit nga Juventusi

05/28/2021 14:59
nga:E K

Pirlo thyen heshtjen pas shkarkimit nga Juventusi.

Andrea Pirlo e ka pranuar se ai do të zgjidhte përsëri për të trajnuar Juventusin, edhe pse ai nuk priste të shkarkohej.

Juventusi sot (e premte) njoftoi shkarkimin e Pirlos pas sezonit të tij të parë si trajner i tyre.

Massimiliano Allegri do e zëvendësojë ish-mesfushorin italian në stolin e klubit Bianconer, ndërsa Pirlo ka folur tashmë pas shkarkimit.

“Sezoni im i parë si trajner ka mbaruar. Ishte një sezon i komplikuar dhe i mrekullueshëm në të njëjtën kohë”, fillon Pirlo shkrimin e tij në Instagram.

“Kur më thirri Juventusi, unë kurrë nuk kam menduar për rreziqet, edhe pse ato ishin mjaft të dukshme. Respekti për këtë klub mbizotëroi dhe e njëjta gjë vlen edhe për dëshirën time për të luajtur në nivelet më të larta”.

“Nëse do të kthehesha në kohë, do të bëja të njëjtën zgjedhje, përkundër të gjitha pengesave që duhej të përballesha, lidhur me një situatë të vështirë për të gjithë, e cila nuk më lejonte të planifikoja zgjedhjet e mia dhe të ndiqja stilin tim të lojës”