Sporti

Fjalët e para të Edon Zhegrovës si lojtar i Lille: “Jam lumtur dhe krenar, hap i madh për karrierën time”

01/14/2022 21:31
nga:E K

Edon Zhegrova ka bërë hapin e madh të karrierës së tij.

Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë me Lille deri në qershor të vitit 2026, shkruan GazetaBlic Sport.

Zhegrova ka folur për faqen zyrtare të klubit dhe tregoi se është i lumtur me kalimin e tij te kampioni në fuqi i Francës, Lille.

“Sot ndihem i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj me të cilët do të mund të përparoj”, tha fillimisht Zhegrova.

“Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi, ndaj jam shumë i lumtur. Tani do të bëj më të mirën për LOSC”,vazhdoi ai.

/GazetaBlic Sport/