Gianluigi Donnarumma ka folur për herë të parë si lojtar i PSG-së.
Gianluigi Donnarumma është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net.
Donnarumma erdhi tek PSG me parametër zero pasi nuk vazhdoi kontratën me Milanin. Ai fitoi Kampionatin Evropain, “Euro 2020” me Kombëtaren e Italisë ku u shpall edhe lojtari më i mirë i këtij kampionati.
21 vjeçari u shpreh tejet i lumtur me transferimin e tij tek gjiganti francez.
“Jam vërtet i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh si PSG, ndihem gati ta nis një aventurë të re dhe të rritem si lojtar”, tha ai.
“Me Parisin dua të fitoj sa më shumë që është e mundur dhe ti bëj tifozët e lumtur”, deklaroi Donnarumma për uebfaqen e PSG-së.
Donnarumma ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare deri në vitin 2026


