Sporti

Fjalët e para si lojtar i Besiktas-it, Muçi: Një ëndërr e bërë realitet, gjithçka ndodhi shumë shpejt!

02/09/2024 19:17
nga:E K

Ernest Muçi është zyrtarisht lojtari më i ri i Besiktas.

Sulmuesi “kuqezi” ka zbarkuar ne Turqi, teksa në fjalët e para i lojtar i Besiktas u shpreh shumë i lumtur, duke shtuar se kjo është një ëndërr e bërë realitet.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një ëndërr e bërë realitet për mua që të luaj për një klub kaq të madh. Mezi pres të përshëndetem me të gjithë tifozët, të takoj lojtarët dhe trajnerin. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar në Turqi. Transferimi ndodhi shumë shpejt. Unë isha në hotel, sepse do të luaja ndeshjen e radhës me Legian. Kështu që ndodhi shumë shpejt. Në mëngjes udhëtova drejt Varshavës që të isha këtu. Jam shumë i lumtur që u krye ky transferim sepse është një nder për mua që të jem pjesë e një klubi kaq të madh si Besiktas”,-u shpreh Ernest Muçi

Fjalë këto që u pëlqyen nga tifozët e Besiktas-it. Ndërsa Ernest Muçi do të mbajë veshur fanellën me numrin 23.