Lajme

Fjalët e fundit të biznesmenit grek para se ta vrisnin!

02/08/2024 19:54
nga:Y I

Hetimet e policisë greke janë në zhvillim e sipër për identifikimin dhe arrestimin e ekzekutorëve të biznesmenit Christos Gialia i vrarë në mënyrë mafioze pasditen e së mërkurës në Mandra.

Një mik i biznesmenit është ai që po e ndiqte me automjetin e tij pak para se 59-vjeçarit t’i zinin pritë autorët, shkruan protothema.gr.

Ky është një dëshmitar vendimtar, pasi është i vetmi që mund të jepte një përshkrim më të detajuar të asaj që ndodhi në ato minuta vendimtare. Sa i përket shokut të dytë të 59-vjeçarit, ky është një person me të cilin viktima dyshohet se fliste në telefon pak para se të qëllohej.

Sipas këtij personi, kur biznesmeni i pa agresorët, tashmë ishte vonë dhe gjithçka që ai arriti të thoshte ishte “Ndihmë, po më vrasin.”

Gjithashtu, në mikroskop të hetimit ka rënë edhe veprimtaria e biznesmenit, i cili ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës.

Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar i tre skuadrave të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos, ndërkohë që dyshohet se ishte aktiv profesionalisht edhe në Shqipërinë fqinje./dritare.net/