Lajme

“Fjalë kot të Kurtit e varfëri”/ Analisti: Qytetarët tani e kanë në duar të vendosin çka duan

01/09/2025 14:55
nga:G B

Analisti politik, Blerim Burjani, ka kritikuar qeverinë Kurti për situatën politike e ekonomike në vend gjatë vitit që lamë pas.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ka pasur shumë varfëri, lëmoshë e fjalë boshe të Kurtit.

“Politikë nuk ka pasur, por ka pasur aksion, dramë, varfëri, jo zhvillim, ikje të rinisë, veç politikë s’ka pasur, ka pasur lëmoshë, fjalomani të Kurtit pa zgjidhje, fjalë boshe pa rezultat. Politika zhvillimore e lëmoshës, mungesa e solidaritetit me qytetarët e varfër në kuptim të zgjidhjeve ekonomike”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, ka pasur pakënaqësi, përveç militantëve të VV-së, ndërsa që nga Kurti kemi dëgjuar poezi që nuk çojnë askund.

“Pakënaqësi e madhe përveç e militantëve të Kurtit që është shndërruar në një ikonë, politika është koncentruar në veri, sanksionet nuk pushuan. Edhe ky vit i fundit me Kurtin kemi dëgjuar poezitë e tij logjike që nuk çojnë askund përveç në varfëri”, ka theksuar analisti për Gazeta Blic.

Si pozitive ai e ka bërë hapin për ndërtimin e Fabrikës së Municionit, ndërsa që ka thënë se qytetarët e kanë në duar të vendosin tani se nga duan të shkojnë.

“Pozitive është diçka, hapat inicial për ndërtimin e Fabrikës së Municionit, shporta e varfër e qytetarit, vit i kredive ku qytetarët detyrohen të jetojnë me kredi, edhe më keq se sa vitin e kaluar por tash është në duart e qytetarëve të vendosin çka po duan, a duan zhvillim ekonomik, ndalje së paku të kësaj varfërie që mbretëron apo duan të vazhdojnë me poezitë e Kurtit, a dëshirojnë t’i kthehen miqve, reformave”, ka deklaruar Blerim Burjani./Gazeta Blic/