Showtime

Fjala “kumpir” përplas Stresin me Xhulin

12/26/2022 22:14
nga:G C

Në Prime sonte pati përplasje në mes të Xhulit dhe Stresit.

Reperi e akuzoi Xhulin se ajo e quajti ish-bashkëshorten e tij “kumpir”.

“Po e përshkruaja ish-bashkëshorten time se si e dua, ajo tha po e dashke si kumpir”, u shpreh Stresi.

Kjo e acaroi Xhulin, e cila këmbëngulte se ka qenë shaka dhe se nuk e ka ditur se ai po fliste për ish-partneren e tij.

“S’ishe duke folë për Kejsin por në përgjithësi.. Unë kam thënë ti i ke qejf gratë si patate”, tha Xhuli.

Ndërkaq, ajo tha se i kërkon falje, nëse me të vërtet ishte duke folur për ishin e tij.