Marketa Vondrousova befasoi botën e tenisit dhe fitoi Wimbledon.
Çekja, lojtarja e 42-të në botë, mundi në finale tunizianen Ons Jabeur 6:4, 6:4, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga ana tjetër, Ons Jabeur humbi ndeshjen e dytë radhazi në finale në Wimbledon dhe për të tretën herë ishte një hap para titullit Grand Slam. Përveç dy humbjeve në finalen e Wimbledon, ajo humbi edhe finalen e US Open në 2022.
“Nuk e di se çfarë ndodhi. Ndjenja është e mrekullueshme. Pas gjithçkaje që kam kaluar, të qëndroj këtu dhe të mbaj këtë trofe… Tenisi është i çmendur,” tha fituesja, Vondrousova.
”Nuk mund ta besoj se sa larg kam arritur. Vitin e kaluar isha në telashe të mëdha dhe tani jam në krye. Sigurisht që do të festoj me një birrë sepse këto kanë qenë disa ditë shumë të lodhshme, por jashtëzakonisht të bukura”, tha Vondrousova.
/GazetaBlic Sport


