Sporti

Fituesi i ndeshjes, Liria – Vushtrria caktohet në penallti

05/21/2022 17:48
nga:E K

Ka përfunduar koha shtesë në ndeshjen e playoffit të Ligës së Parë të Kosovës.

120 minutat nuk i mjaftuan asnjërës nga skuadrave që të shpalleshin fitues të dueli, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati i takimit ishte 1-1.

Realizatorët e këtij takimi ishin Fetahaj dhe Osmani.

Liria zhbllokoi rezultatin përmes penalltisë në minutën e 45+2 të takimit me Fetahajn që u tregua i saktë. Osmani poashtu realizoi nga penalltia në minutën e 52’të të takimit.

Me këto gola u përmbyllë loja e rregullt dhe ndeshja shkoi në penallti, ku edhe do caktohet fituesi i duelit.

 

/GazetaBlic Sport/