Kupa e Botës 2022

Fituesi i finales së Katarit përcaktohet në vazhdime – Franca me rikthim ‘ia rrëmben’ nga duart fitoren Argjentinës

12/18/2022 18:01
nga:E K

Finalja e Katarit ka shkuar në vazhdime.

Argjentina ishte shumë afër fitores pasi kishin avantazh prej dy golash vetëm 15 minuta para përfundimit të ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Kombëtarja nga Amerika Latine kishte epërsinë me dy golat e shënuar nga Messi dhe Di Maria, derisa Mbappe doli në skenë.

Fillimisht nga penalltia në minutën e 79’të të takimit, kurse vetëm dy minuta më pas shënoi edhe për të barazuar rezultatin në 2-2.

Mbetet të shihet se çka do na rezervojnë vazhdimet.

/GazetBlic Sport/