Kohët e lavdishme të Nottingham Forrest kanë kaluar prej kohësh.
Ky klub ka fituar Kupën e Kampionëve 2 herë dhe ishte historia më e madhe e futbollit evropian në fund të viteve 1970. Pikërisht atëherë fitoi për herë të parë kampionatin anglez dhe për dy sezonet e ardhshme fitoi titullin kampion n kontinentin e vjetër, përcjell GazetaBlic Sport.
Sot klubi luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë moderne të klubit. Përkatësisht, në xhiron e 45-të, Forest është mysafir i Bournemouth-it të vendit të dytë, nga i cili ka tre pikë më pak dhe ka vetëm një gol më pak të shënuar. Në rast fitoreje do të zërë vendin e dytë në tabelë.
Në xhiron e fundit, skuadra luan me Hull City e vendit të 18. Nëse fiton sot, atëherë Nottingham Forest do të jetë shumë afër kalimit në Premierligë pas 20 viteve.
/GazetaBlic Sport/


