Franca mundi Danimarkën 2-1 falë dopietës të Mbappe dhe kaloi në fazën e 1/8-ave. Pas ndeshjes, trajneri i “Gjelave” Didier Deschamps tha për mediet se qëllimi i tij ishte arrirë.
“Qëllimi im është arritur. Grupi im është i fortë, dhe ka dëshirë për të bërë gjëra të mëdha. Urime djemve të mi, patën një reagim të mirë pas barazimit të Danimarkës. Ne fituam kundër një ekipi të mirë, shpesh të nënvlerësuar. Danimarka tregoi se është ndër kombet më të plotësuara. Kemi gjashtë pikë nga dy ndeshje, ndër të tjera jemi pothuajse të sigurt për vendin e parë.”-tha ai.