Sporti

Fitorja historike ndaj Polonisë, Sylvinho përshëndet tifozët në shqip: Javë me rezultate të rëndësishme

09/11/2023 17:26
nga:E K

“Legjionarët” e Kombëtares sonë arritën një fitore historike mbrëmjen e së dielës, teksa në mitikun e Tiranës, “Air Albania” mundën Poloninë me rezultatin e pastër 2 me 0, pas goditjes “magjike” të Jasir Asanit dhe golit fantastike të Mirlind Dakut, duke iu afruar kështu edhe më shumë fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, Euro 2024.

Pas kësaj sfide, një nga më të lumturit duket të jetë tekniku Sylvinho, i cili është shprehur tepër i lumtur për këtë rezultat, teksa me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, ka përshëndetur tifozët dhe në gjuhën shqipe.

“Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme. Jam shumë i lumtur që këto rezultate i kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tre finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final. Forca Shqipëri”,- shkruan tekniku brazilian.