Lajme

“Fitorja e parë si shtet”- Spahiu e sheh të suksesshme Kosovën pas sulmit në Banjskë

09/23/2024 21:50
nga:G B

Të martën (nesër) bëhen një vit nga sulmi terrorist i udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojçiq në Banjskë të Zveçanit.

Në këtë sulm u vra polici i Kosovës, Afrim Bunajku, ndërsa nga ana e grupit terrorist mbetën të vrarë tre persona të cilët ishin të armatosur rëndë, përcjell Gazeta10.

Për këtë temë është diskutuar sot në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10.

Politologu, Nexhmedin Spahiu e ka quajur fitore të Kosovës rastin e Banjkës.

Ai ka thënë se efekti i këtij sulmi ka qenë shumë pozitiv për Kosovën.

“Fitorja e parë si shtet”, ka thënë Spahiu.