Fitorja e thellë 7-1 e Gjermanisë ndaj Brazilit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2014 nuk u harrua për ish-ndërkombëtarin gjerman Sami Khedira, i cili ishte i pranishëm në atë lojë dhe e kujtoi atë në një deklaratë për ESPN.
“Në pjesën e parë, Joachim Low (trajneri gjerman) tha se nëse dikush ul performancën ose bën shaka për 5-0 [rezultati i pjesës së parë], ai do t’i zëvendësojë menjëherë dhe ata nuk do të luajnë në finale, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai na tha të marrim seriozisht dhe të respektojmë skuadrën braziliane dhe më shumë të respektojmë tifozët dhe vendin”, ka treguar mesfushori.
Kujtojmë se Gjermania triumfoi më pas në finale ndaj Argjentinës.
/GazetaBlic Sport/


